Reklama

Propozimi i deputetit të VV-së: Të tërhiqen 227 milionë euro nga Trusti

Propozimin për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga fondi pensional e ka kundërshtuar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Por, për një nismë të tillë është interesuar një deputet i kësaj partie, Driton Hyseni. Ai ia ka drejtuar një pyetje ministrit të Financave, Hekuran Muratit, se si mund të ndihmohen qytetarët që po përballen me krizën ekonomike.

Në pyetjen e protokolluar më 1 mars, Hyseni ka shkruar se tërheqja e fitimeve të vitit 2021 do të ruante kontributet e qytetarëve.

“Duke ruajtur vlerat e investuara, pra kontributet nga qytetarët në Trustin e kursimeve pensionale, do doja të kërkoj që brenda mundësive qytetarëve t’u lejohet tërheqja e fitimit që Trusti Pensional ka gjeneruar për vitin 2021”, thuhet në kërkesën e deputetit.

Sipas tij, shuma totale e fitimit që për vitin 2021 është 227 milionë euro, nëse futet në qarkullim do të lehtësonte rrethanat në të cilat po kalon vendi.

Pyetja e tij është kjo: “Ministër, a është e mundur që qytetarët proporcionalisht të tërheqin mjetet e fitimit të vitit 2021 nga Trusti i kursimeve pensionale?”

/Gazeta Sinjali/

Ju rekomandojmë