Reklama

Presidenti i Salvadorit paralajmëron projektin e madh: Do të ndërtojmë Bitcoin City

Salvadori, është shteti i vetëm në botë që bitcoinin e konsideron valutë zyrtare, e tani planifikon të ndërtojë një qytet që do ta ketë këtë emër, ka bërë të ditur presidenti i këtij vendi Nayib Bukele gjatë prezantimit të “Javës së bitocoinit” në Salvador.

“Bitcoin City” do të ndërtohet në bregun Fonseca, jo larg vullkanit. Qeveria synon ndërtimin e qytetit edhe të një centrali që do të funksionojë duke u bazuar në burimet gjeo-termale, e me energji do të furnizojë qytetin për “mining të bitcoin”, tha presidenti Bukele, transmeton Telegrafi.

Sipas të parit të shtetit, Bitcoin City do të jetë qytet me qendra tregtare, ndërtesa të larta dhe restorante sikurse me aeroport dhe me stacion treni.

Qyteti do të ndërtohet në formë unaze (sikur monedha), e në sheshin e qytetit do të ekspozohet simboli i bitcoin. Në këtë qytet nuk do të ketë prona, as taksa – thjesht gjithçka do të jetë në pronësi të shtetit. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë