Shtetet e Bashkuara, aleatët europianë dhe kanadaja, ranë dakord në fundjavë për të hequr bankat kryesore të Rusisë nga sistemi botëror i pagesave ndërbankare, SWIFT, në një hap të jashtëzakonshëm që do shkëpusë vendin nga pjesa më e madhe e sistemit financiar botëror. “Kjo do të sigurojë që këto banka të jenë të shkëputura nga sistemi ndërkombëtar financiar dhe t’i cënohet aftësia për të operuar në botë”- shkruan fuqitë botërore në një dekladatë të përbashkët ku lajmëruan masën reaguese. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i mirëpriti vendimet për të shkëptur Rusinë nga sistemi i pagesave dhe mesazheve ndërbankare SWIFT.
“Diplomatët tanë kanë luftuar gjithë dhe në mënyrë frymëzuese që shtetet europiane të bien darkod në një vendim të drejtë për të shkëputur Rusinë nga rrjeti ndërkombëtar ndërbankar. Kjo fitore e rëndësishme është e jona. Këto përbëjnë miliarda dollarë humbje për Rusinë, dhe janë një kosto e prekshme për këtë sulm të dhunshëm ndaj vendit tonë”, u shpreh Zelenskiy.
Përjashtimi i Moskës nga SWIFT, që do të thotë Shoqeria për Telekomunikacion Financiar Ndërbankar Botëror, nënkupton se bankat ruse nuk do të kenë mundësi të komunikojnë të sigurta me bankat përtej kufijëve. Irani u hoq nga SWFIT në vitin 2014, pas zhvillimeve bërthamore në vend. SWIFT është një sipërmarrje e pavarur me seli në Belgjikë që shërben si një sistem i brendshëm i mesazheve mes mb i 11,000 banka dhe institucione financiare, në mbi 200 vende dhe territore. “Çdo vendim për të aplikuar sanksione ndaj vendeve apo enteve individuale i takon organeve qeveritare dhe ligjvënësve. Sipas ligjeve të Belgjikës, ne jemi të detyruar të përputhemi me rregulloret e BE”- deklaroi SWIFT. Edhe Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, e mirëpriti vendimin. “E vlerësojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të errët. Populli i Ukrainës nuk do e harrojë kurrë këtë”- shkroi ai në Twitter. Përveç kësaj, vendet aleate dhe SHBA lajmëruan se do të vendosin masa që synojnë të parandalojnë bankën qendrore të Rusisë për të përdorur rezervat ndërkombëtare në një mënyrë që anashkalon sanksionet.
Klevis Llaha / SCAN