Reklama

Pozitë e lirë pune – Kontabilist

Kompania Nestor shpall konkurs për pozitën:

Kontabilist i Certfikuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Mbikëqyr dhe kontrollon tërë procesin e punës në departamentin e kontabilitetit;

– Kontrollon të gjitha transaksionet ditore, si sisemimin e ekstrakteve bankare, regjistrimin e faturave të shpenzimeve, regjistrimin e importeve dhe aseteve;

– Kontrollon hapjen, editimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve themelore;

– Përgatit TVSH-në, Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes;

– Kontrollon kalkulimin e pagave dhe përgatit listat finale;

– Deklaron tatimin në paga dhe kontributet pensionale;

– Deklaron tatimin në qera dhe interes të huazimeve;

– Raporton rreth deklarimit dhe pagesës së të gjitha llojeve të tatimeve;

– Kontrollon raportet periodike të blerjeve për raportim në ASK, Dogan dhe ATK;

– Zëvendëson Udhëheqësen e Divizionit të Financave në mungesë me të gjitha detyrat sipas nevojës;

– Bashkëpunon me ekip për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore;

– Kryen dhe punë të tjera sipas urdhëresës së mbikëqyrësit ndaj të cilit njëherit është dhe përgjegjës për punën e tij/ saj.

Kualifikimet e kërkuara:

– Të ketë diplomë universitare – Fakultet Ekonomik;

– Të jetë i/e çertifikuar në nivelin “Kontabilist i çertifikuar” në Shoqata të liçensuara.;

– Përvojë pune së paku tri vjeçare në fushën e financave;

– Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të shkëlqyera të pakos së MS Office (veçanërisht Excel);

– Njohuri të gjuhës angleze;

– Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;

– Aftësi analitike në punë;

– Aftësi të menaxhimit të kohës;

– Aftësi të menaxhimit të stresit;

– Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;

– Të jetë i/e aftë të udheheq ekipin;

– Të jetë i/e aftë të punoj në ekip dhe punë individuale;

Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected].

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 15/12/2021 deri me 28/12/2021.

Ju rekomandojmë