Reklama

Përveç reduktimeve të rrymës, sot do të ketë edhe ndërprerje të ujit në këto lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona në kryeqytet.

Lagjet që do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë janë: Pejtoni, Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër datë 27.12.2021, do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në zonat e përshkruara më poshtë. Pasojë e amortizimit të linjave, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë për ti hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes.
Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë