Të bërit biznes është një ndër temat në të cilat fokusohet Barometri Ekonomik Scan. Një mijë të anketuarit janë pyetur edhe këtë tremujor të tretë të vitit se si është të bësh biznes në Shqipëri, aktualisht, krahasuar me një vit më parë. Rreth 44% e të anketuarve janë të mendimit që aktualisht është më keq ose shumë më keq se një vit më parë.
Nga ana tjetër rreth 24% e të anketuarve shprehen se gjendja e të bërit biznes është njëlloj si një vit më parë dhe 18% mendojnë se është më mirë ose shumë më mirë se një vit më parë. Kur pyeten për pritshmëritë e tyre rreth të bërit biznes në 12 muajt e ardhshëm thuajse një në katër të anketuar shprehen se do të jetë më mirë ose shumë më mirë se aktualisht (24%).
Rreth 26% shprehen se do të jetë njësoj si aktualisht, dhe 31% shprehen se do të jetë më keq ose shumë më keq se aktualisht. Duhet theksuar që për këtë pyetje 19% e të anketuarve nuk kanë një mendim.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu! http://siu.scan-tv.com/perkeqesohet-te-berit-biznes-ne-shqiperi-44-e-shqiptareve-mendojne-se-eshte-me-keq-se-nje-vit-me-pare-shtohet-edhe-pesimizmi/
SIU – SCAN