Rubla ruse ka shënuar një rekord negativ duke rënë për 5.4 përqind pas fillimit të sulmeve ruse mbi Ukrainë.
Kjo ka bërë që edhe bursa e Moskës të pezullojë punën të të gjitha tregjet.
Në orët e para të së enjtes u dëgjuan edhe shpërthimet e para në kryeqytetin e Ukrainës Kiev.
Forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete të Ukrainës dhe zbarkuan trupa në bregun jugor të saj të enjten.
Të shtëna me armë zjarri gjithashtu u dëgjuan pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit, shkruan The Guardian përcjell Klankosova.tv.