Reklama

Pagat e deputetëve për një muaj i kushtojnë buxhetit të Kosovës 185 mijë euro

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas seancës që u mbajt sot në Kuvend, ku munguan shumica e deputetëve, transmeton Gazeta Metro.

KDI thotë se pagat e 120 deputetëve për një muaj kushtojnë 185 mijë euro.

“Vetëm pagat bazë të 120 deputetëve të Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova për një muaj kushtojnë 185,000 Euro. Mëditjet për pjesëmarrje në seanca për 120 deputetë, për një muaj kushtojnë 30,000 Euro.

Pse po mungojnë më shumë se gjysma e deputetëve në seanca? Kuvend që funksionon! Deputetë që nuk mungojnë”, thuhet në reagimin e KDI’së.

Deputetët edhe më herët janë kritikuar se nuk po marrin pjesë në seanca, Kuvendi ka filluar me seanca vetëm para 2 javësh, pasi që deputetët ishin përkushtuar më shumë në zgjedhjet lokale.

Ju rekomandojmë