Oda e Hotelerisë kërkon që TVSh-ja të ulet nga 18% në 10% për së paku dy vjet

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me kërkesën që për dy vite TVSH-ja të ulet nga 18% në 10%.

Sipas tyre në këtë mënyrë do të ju lehtësohet bizneseve dalja prej krizës ekonomike dhe me këtë ulje do t’ju ndihmojnë edhe punëtorëve për ruajtjen e vendeve te punës në sektorët e hotelerisë dhe turizmit.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të OHTK-së ne si Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës do t’ju drejtohemi organeve kompetente për uljen e TVSH- së nga 18% në 10% se paku për dy vite, në këtë mënyrë do ua lehtësojmë bizneseve daljen prej krizës ekonomike dhe me këtë ulje do t’ju ndihmojmë edhe punëtorëve për ruajtjen e vendeve te punës në sektorët e hotelerisë dhe turizmit.

Me kërkesën e anëtarëve do i drejtohemi Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë meqenëse nga aty buron edhe sektori për Hoteleri dhe Turizëm dhe Ministrisë se Financave.

Arsyetim

Ne emër te OHTK-së dhe anëtareve tonë ju drejtohemi me arsyetim se sipas analizave që i kemi bërë në vitin 2021 kur ishte TVSH 8% nuk kishte humbje buxhetore por kishte të ardhura shtesë nga këto biznese, duke analizuar këta sektorë dhe duke parë se ne atë kohë ishin edhe masat kundër pandemisë nuk kishte te hyra Doganore në Republikën e Kosovës por ishin vetëm subjektet hoteliere ato që mbushnin arkën e thesarit bashkë me dy vitet e kaluara 18/19 me të gjitha humbjet që patën prapë ishin ato të vetme në mbushjen e thesarit të Republikës së Kosovës, bazuar në të gjitha këto i lutemi titullit të lartë cekur që të merr parasysh kërkesën tonë dhe të rezultojë në pozitivitet të kësaj kërkese.

Si OHTK do ti ndjekim të gjitha rrugët ligjore deri në pikën e fundit për realizimin e kërkesave të anëtareve tonë, ku si fillim do ti prezantojmë vetëm 60 deklarata të anëtareve.

Ju lusim që të kemi takim sa me parë me Institucionet e lartë cekura.

Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Me respekt te veçantë

OHTK

Ju rekomandojmë