Njoftimet lidhur për një sulm të mundshëm, ka bërë që institucionet e Kosovës të reagojnë.
Zyrtarë nga institucionet e sigurisë i kanë thënë Telegrafit, se këto janë shpifje dashakeqe për vendin.
“Të dhënat se do të ndodh një akt terrorist në qendrat tregtare në Prishtinë dhe Ferizaj, janë shpifje. Informacionet e tilla të pakonfirmuara paraprakisht, janë dashakeqe ndaj shtetit të Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.
Ditë më parë, ishte raportuar se do të ketë një sulm të tillë. Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar dje për Telegrafin se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.
“Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thuhej në përgjigjen e policisë.
Kujtojmë se, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punëtorët e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre. /Telegrafi/