NJOFTIM PËR ANULIMIN E THIRRJES PUBLIKE TË DATËS 26.08.2021 PËR FINANCIMIN E NDËRMARRJEVE MIKRO TË VOGLA DHE TË MESME NË FUSHA SPECIFIKE (Lot I, Lot II dhe Lot III) DHE THIRRJES PUBLIKE PËR FINANCIMIN E BIZNESEVE FILLESTARE QЁ DO TЁ KRIJOHEN START-UP ME SPIN OFF DHE BIZNESEVE FILLESTARE START- UP PЁR PЁRKRAHJEN E PROJEKTEVE INOVATIVE
(Lot I dhe Lot II)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton të gjithë Aplikuesit që kanë aplikuar sipas Thirrjes publike për financimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme në fusha specifike (Lot I, Lot II dhe Lot III), si dhe Thirrjes publike për financimin e bizneseve fillestare që do të krijohen Start-Up me Spin off dhe Bizneseve fillestare Start-Up për përkrahjen e Projekteve Inovative (Lot I dhe Lot II), të datës 26.08.2021, se është anuluar thirrja Publike në bazë të vendimit të datës 18.01.2022 me Nr. Prot: 296/02 të Zyrtarit Kryesor Administrativ në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Anulimi i thirrjes publike për financimin e NMVM-ve në fushën e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit bazohet në raportin me numër të protokollit 231-12, datë 17.01.2022, të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në MINT. linku i plote
https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107