Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka prezantuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023 me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore, i cili përmban edhe koeficientin e ri prej 105 eurove.
Murati kërkoi që ky projektligj të miratohet dhe të fuqizohet me procedurë të përshpejtuar, për siç tha ai, të mund të procedohen pagat e muajit shkurt brenda afatit kohor.
“Për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore i cili përmban vlerën e koeficientit dhe përmbyll ciklin buxhetor të ciline kemi miratuar në Ligjin e Pagave ku duhet të përcaktohet vlera e koeficientit prej 105 euro që është brenda kufijve buxhetor që parashihen me ligjin 745 milionë euro në shumë totale.
Me këtë mundësohet qe ne muajin Mars të dalin pagat e muajit Shkurt bazuar në koeficientin e ri.
Marrë parasysh rëndësinë dhe procesin në të cilin jemi në përgatitjen e listave të pagave, ju ftoj ta miratoni dhe të trajtohet me procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të kemi mundësi t’i procedojmë pagat qysh këtë muaj”, tha Murati.