Një qershi e vetme Aomori Heartbeat u shit në Japoni për një çmim rekord prej 300 dollarësh.
Çmimi rekord për një qershi të ëmbël Aomori Heartbeat në ankandin e parë në Japoni arriti në 296 dollarë (40,000 jen).
NHK TV raportoi se një kuti me 15 qershi u shit për 4,400 dollarë (600,000 jen).
Kostoja për kokrra të kuqe ishte 296 dollarë (40,000 jen), 25 % më shumë nga çmimet e vitit 2021 dhe gjithsej janë shitur 11 kuti të këtij varieteti.
Kultivuesit nga Prefektura Aomori filluan të tregtojnë në mënyrë aktive varietetin e tyre Aomori Heartbeat tre vjet më parë.
Variteti i ri dallohet nga madhësia e tyre (deri në 2-2,5 centimetra në diametër), ngjyra e kuqe e ndezur, shkëlqimi dhe ekuilibri i shijes së pasur.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.