Reklama

Në mars pritet të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri

Nëpër terren në pjesën veriore të Kosovës, të enjten do të dalin zyrtarët e Elektroserver-it.

Ata do të identifikojnë një nga një shtëpitë dhe bizneset në mënyrë që nga marsi të filloj faturimi i të gjithë qytetarëve për energjinë elektrike të shpenzuar.

Televizioni ka kuptuar që punonjësit e Elektroserver-it do të asistohen edhe nga Policia e Kosovës në rast të ndonjë eksesi.

“Prej janarit është pagesa paushall në vlerë prej 20 euro, por gjithë sahatave për rrymë do të nisë, sipas bisedimeve, në muajin mars. Këto biseda i kemi pritë edhe prej tjetër kompani, KOSTT-i por s’kanë kallxu interesimin me kanë si kompani në pjesën veriore”, ka deklaruar Nedzad Ugljanin – kryesues i KK – Mitrovica Veriore.

Meqë marsi do të jetë muaji që pas shumë viteve qytetarët e veriut do të fillojnë të paguajnë për energjinë elektrike, sipas Ugljanin ata duhet të mësohen me obligimet qytetare.

“Janë kanë 24 vjet anaraki edhe janë mësu njerëzit mos me pagu, po qetash është obligative dhe do të vijnë edhe tjera oblligacione qytetare”, ka thënë Ugljanin.

Televizioni ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Elektroserver gjatë ditës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ju rekomandojmë