Reklama

Në Kosovë, mikrofinancat kanē dhēnë afro 330 milionë euro kredi

Vlera e kredive e dhënë nga mikrofinancat ka shënuar rritje për korrik 2023 dhe se bruto kreditë për këtë muaj kanë arritur në rreth 330 milionë euro. Kreditë ndaj ekonomive familjare përfaqësojnë 63 për qind të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat financiare, remitencat dhe tregtia e mallrave për muajin korrik të këtij viti për institucionet tjera financiare, të cilat thuhet se kanë shënuar rritje.

Sipas njoftimit të BQK-së, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë kanë arritur vlerën 455.4 milionë euro me rritje prej 8.1 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

“Bruto kreditë e ndërmjetëseve tjerë financiar shënuan vlerën për rreth 328.6 milion euro në korrik 2023, rritje për 7 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga rritja e kredive të aktivitetit të sektorit financiar. Kreditë ndaj ekonomive familjare në korrik 2023 përfaqësojnë 63 për qind të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar”.

Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga rritja e kredive të aktivitetit të sektorit financiar. Kreditë ndaj ekonomive familjare në korrik 2023 përfaqësojnë 63 për qind të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.

Më tej është bërë e ditur se asetet e Fondeve Pensionale kanë arritur vlerën prej 2.6 miliardë euro, e cila shënon një rritje prej 66.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 76.4% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në korrik 2023 ka arritur në 1.99 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 225.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje kryesisht i atribuohet rritjes së investimeve jashtë vendit, por njëkohësisht është vërejtur se ka pasur rritje të performancës së letrave me vlerë ekzistuese të cilat janë investuara me herët”.

Remitencat në muajin qershor 2023 ishin 123.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

“Prurjet më të mëdha të remitencave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve tjera, konkretisht përmes IFJB 58.4 %, bankave 15.4% dhe kanalet tjera 26.2%”, bën të ditur BQK-ja.

Remitencat kryesisht vijnë nga shtetet Bashkimit Evropian rreth 60 për qind e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1 për qind dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6 për qind dhe SHBA-ja rreth 7.5 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ka pohon brenda kësaj periudhe ka pasur rënie prej mbi 2 milionë eurove.

“Asetet e Kompanive të sigurimit arritën vlerën 296.3 milionë euro, e cila përfaqëson një rënie prej 2.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbejnë 44.9 për qind, letrat me vlerë dhe asetet tjera përbejnë 28.5 për qind të aseteve”./buletiniekonomik/

Ju rekomandojmë