Reklama

Në cilat vende njerëzit po investojnë më shumë në kriptovaluta?

Shumica e kriptovalutave e kanë nisur vitin 2024 “me këmbë të mbarë” dhe kjo u dëshmua edhe me rritjen e madhe të vlerës së kriptos kryesore Bitcoin.

Bitcoin u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën, duke treguar se “është ende fuqishëm në lojë” pas një “rrëmuje” më shumë se dyvjeçare që vuri në pikëpyetje të ardhmen e të gjithë ekosistemit të kriptovalutave.

Monedha e parë dhe deri tani më e madhe dixhitale në botë, tregtohej me 68,791 dollarë, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 68,789 dollarësh të arritur më 10 nëntor 2021.

Gjatë disa muajve të fundit, rritja e Bitcoin-it dhe kriptovalutave të tjera është shtyrë nga miratimi i rregullatorëve amerikanë të fondeve të tregtuara në këmbim të lidhura me aktivin dixhital.

Por ku në Evropë njerëzit po “përqafojnë” më shumë kriptovalutat?

Sipas një shkrimi të Euronews, përcjell Telegrafi, aktualisht ka rreth 31 milionë përdorues të këtyre aseteve dixhitale në Evropë, sipas vlerësimeve nga TripleA.

Azia kryeson me 263 milionë përdorues, e ndjekur nga Amerika e Veriut me 57 milionë dhe Afrika me 38 milionë.

Brenda Evropës, ajo ndryshon shumë në varësi të vendit.

Sipas Indeksit Global të Adoption Crypto 2023 nga Chainalysis, një platformë e të dhënave blockchain me bazë në Nju Jork, vendet e Evropës Lindore janë fansat më të mëdhenj të investimeve në kriptovaluta.

Ju rekomandojmë