Reklama

Naftëtarët e kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për kufizim të çmimit të naftës

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, kanë dalë kundër vendimit të Qeverisë për kufizimin për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, raporton Ekonomia Online.

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marr vendim që ta përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës.

Siç ka treguar Qeveria kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjes e mëdha të çmimeve.

Por kryetari i kësaj Shoqate, Fadil Berjani, ka thënë në një konferencë për medie, ka thënë se si Shoqatë nuk kanë pasur takim me krerët e Qeverisë për këtë vendim.

Ai tha se në emër të Shoqatës e kundërshtojnë, pasi sipas tij, me kufizimin e Qeverisë, nuk mund të mbijetojmë.

“Sa i përket vendimit të qeverisë unë si kryetari shoqatës së naftëtarëve nuk kam pas takim lidhur me këtë, pa marrë parasysh se e kemi pasur takimin me ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë. Lidhur me këtë vendim, unë kam dëgjuar mbrëmë prej kolegëve të mi të cilët thanë se është vendim që i cili i dëmton bizneseve tona. Këtë vendim në emër të shoqatës së naftëtarëve e kundërshtoj”, tha Berjani.

Bislim Muqa, drejtor i kompanisë “Labirint”, tha se në këtë mledhje ish dasht me qenë prezent edhe dikush nga ministria Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë

“Ky vendim është nuk është i qartësuar sepse nuk e specifikon a është fitimi neto a është bruto. Vendimi qeveritar e theksoj një paragraf për mbrojtjen e konsumatorit që mendoj se duhet të ulet akciza në këto lloj krize kur bota po kalon në një krizë për shkak të ngjarjeve në mes të Rusisë dhe Ukrainas dhe për shkak të sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë. Kemi bërë një llogaritje me stafin e financave dhe del se vetëm shpenzimet në pompat private me pakicë lëviz nga 8.5 për qind deri në 11.5. Pra këto janë shpenzime të cilat i bëjmë”, tha ai.

E Burlim Leci, drejtor menaxhus në “IP Petrol”, tha se kohëve të fundit ka rritje enorme të derivateve e se është trend global njëherë për shkak të pandemisë e tash të luftës në Ukrainë.

“Është e dhimbshme çmimi aktual i derivateve i cili nuk ndikohet nga ne, ne ndikohemi prej blerjes së çmimit për me caktu çmimin. Shpesh po thonë pse çmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Maqedoni të Veriut, por u them sepse Maqedonia e Veriut e ka akcizën më të lirë”, tha ai.

E përfaqësuesi i kompanisë “Shell Kosova”, tha se shpenzimet e tyre janë shumë të mëdha. Ai tha se vetëm për një muaj shpenzimet mujore kapin shifrën e 850 mijë eurove.

“Vetëm “Shell Kosova” kosto fikse i ka që pagan rrymë, qira, në muajt i ka 850 mijë euro e që kjo i bie që në bazë të shitjes është mbi 16 cent për me qenë merzha për me i mbulu këto shpenzime. Duke mos i llogarit obligimet ndaj bankave, edhe ato këste janë mujore të cilat jemi të obliguat me i kry”, tha ai.

Për fund, Berjani ka paralajmëruar një takim me ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, për t’ia shprehur siç ka thënë ai shqetësimet dhe brengat e tyre.

“Takimi në 14:30 e kemi me ministren Hajdari do të shkojmë me një ekip, dhe do të shprehim këto brenga çfarë i kemi deri më sot dhe mos të mendohet se sektori i naftës fiton aq shumë. Ma merr menja që realiteti veç është duke u ditë se ka qenë koha pandemisë kemi qenë më të lirët në regjion me 78 cent u shit një litër derivat. Pse nuk është bërë panik te qytetarët. Unë prapë po e them se në regjion jemi më të lirë”, tha Berjani.

Kujtojmë që gjatë mbledhjes së ditës së marte, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të përcaktoj çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës. Në këtë vendim thuhet se me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të ç’rregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, përcaktohen çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes. Ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

Ky vendim do të jetë fuqi që nga 2 marsi deri më 31 maj të këtij viti.

Previous article‘Gjykata e Tenderëve’ vazhdon të mbetet jofunksionale, bllokohen me qindra projekte kapitale

/Buletini Ekonomik/

Ju rekomandojmë