Reklama

Nafta e nis javën në rritje

Nafta është rritur në nisje të Javës, me indeksin Brent që ka prekur nivelin më të lartë në mbi 3 vite, ndërkohë që investitoët presin që kërkesa të qëndrojë e tkurrur, në një kohë të kufizimit të prodhimit nga vendet kryesore. Nafta Brent, çmimi që kuotohet në bursën e Londrës, u rrit me 0.5% në 86.46 dollarë për fuçi. Më herët gjatë tregtisë, çmimi preku nivelin më të lartë që prej 3 Tetorit 2018 prej 86.71 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane u rrit me 0.7% në 84.4 dollarë për fuçi, pasi shënoi 84.78 dollarë për fuçi, që është norma më e lartë që prej 10 Nëntorit 2021. Këto rritje vijnë pas fuqizimit të javës së kaluar, ku Brent u rrit me mbi 5% dhe nafta bruto amerikane, u rrit me mbi 6%.

Blerjet në nivele rekord të naftës, nxitur nga tkurrja e ofertës dhe shenjave që varianti Omicron nuk do të ndërpresë aq shumë kërkesën, kanë çuar çmimet në nivele të larta shumëvjeçare. Sipas analistëve, ndjesia pozitive po vazhdon ndërkohë që OPEC nuk po ofron mjaftueshëm naftë për të arritur kërkesën botërore. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës po zbut në mënyrë graduale kufizimet në prodhim, që u aplikuan në vitin 2020, kur kolapsoi kërkesa.

Megjithatë, shumë prodhues të vegjël nuk mund të rrisin ofertën dhe të tjerë, kanë treguar kujdes përball rikthimit të pandemisë. Analistët thonë se kërcënimet gjeopolitike po ndikojnë gjithashtu tek performanca e naftës. Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësime se Rusia po përgatitet të sulmojë Ukrainën, nëse dështon diplomacia. Qeveria amerikane ka zhvilluar bisedime me disa kompani ndërkombëtare të energjisë për plane emergjente për ofertën e gazit natyror në Europë, nëse konflikti mes Rusisë dhe Ukrainën ndërpret furnizimet nga Moska.

SCAN

Ju rekomandojmë