Rusia do të përballet me kolapsim të ekonomisë së saj si rezultat i sanksioneve perëndimore që e ndëshkojnë Moskën për nisjen e pushtimit të Ukrainës, tha të martën ministri francez i financave Bruno Le Maire, raporton The Guardian.
SHBA dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj bankës qendrore të Rusisë, bizneseve të saj kryesore, oligarkëve dhe zyrtarëve, duke përfshirë vetë Vladimir Putinin, dhe kanë ndaluar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, përcjell Gazeta Express.
“Ne do të bëjmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, tha Le Maire për radion France Info. “Ne do ta provokojmë kolapsin e ekonomisë ruse.”
Rubla ruse ra në mënyrë drastike të hënën.
/Gazeta Express/