Reklama

Miliarda euro depozita të kosovarëve ‘flenë’ në sektorin bankar

Prej 4.6 miliardë euro sa janë depozitat në sektorin bankar të Kosovës, vetëm 3.5 miliardë euro janë të lëshuara kredi. Pjesa tjetër, rreth 1 miliard euro, ‘flenë’ nëpër bankat komerciale.

Ky raport mes depozitave dhe kredive të lëshuara ka shkuar duke u thelluar vitet e fundit. Bankat gjithnjë e më shumë janë treguar dorështrënguar tek kredidhënia, duke u orientuar më shumë tek shërbimet, ku fitimi është më i sigurtë dhe pa shumë risk.

Në raportin e BQK-së mbi performancën mujore në sektorin bankar nuk jepet ndonjë shpjegim mbi arsyet për këtë, megjithatë ajo që dihet është se nevoja e ekonomisë për para asnjëherë nuk ka qenë më e madhe sesa në këto dy vitet e fundit për shkak të pandemisë. /fakteplus/

Ju rekomandojmë