Ministria e Arsimit ka marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor të shkollave në fillim të javës së ardhshme në Shqipëri.
Njoftimin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në profilin e saj zyrtar.Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, ku në disa zona do të arrijnë deri në – 17 gradë celsius.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=398974782027543&set=a.327173655874323&type=3
“Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore. Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rëndësi prioritare,” thuhet në njoftim.