Mbi 120 minatorë të kombinatit Trepça mbesin të ngujuar, shkak defekti me rrymë

Mbi 120 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e kombinatit Trepça.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në këtë ndërmarrje, Gani Osmani duke shtuar se kjo ka ardhur si shkak i defektit me rrymë.

Ai shton se deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Ndërrimi i parë ka mbetur i ngujuar që nga ora 07:00. Kjo ka ndodhur nga defekti me rrymë, e cila ka është shkaktuar nga rrufeja. Ekipet e KEDS-it janë duke punuar për ta mënjanuar defektin. Aktualisht janë 123 punëtorë të ngujuar, pra tri horizontet e ndërrimit të parë. Për momentin nuk raportohet për ndonjë të lënduar dhe të gjithë janë mirë”, tha Osmani./buletiniekonomik/

Ju rekomandojmë