Sipas të dhënave nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), numri total i të punësuarve në këtë sektor e që marrin paga nga 80 deri në 250 euro është 101 mijë e 390 punëtorë.Në anën tjetër, ATK-ja për Buletinin Ekonomik ka thënë se numri i të punësuarve në Kosovë, që marrin paga prej 250 deri në 450 euro në muaj është 77 mijë e 390 punëtorë, kurse numri i atyre që marrin paga mbi vlerën e 450 eurove është gjithsej 79 mijë e 785 punëtorë.
Deri në muajin mars të këtij viti, numri total i të punësuarve në sektorin privat ishte 265 mijë e 973 punëtorë, ku 7 mijë e 447 prej tyre marrin pagë vetëm 80 euro në muaj. E pagat bruto për këta punëtorë në total ishin në vlerën e 120 milionë e 563 mijë e 285 euro.