Reklama

Lansohet Thirrja Publike për mbështetje të ndërmarrjeve mikro e të mesme

Ministria e Ekonomisë sot do të lansojë ‘Thirrjen Publike’ për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për investimin në sisteme të energjisë së ripërtërishme.

Përmes këtij investimi në sistemin e energjisë së ripërtërishme mundësohet investimet në sistemin fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum dhe të sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar të financuara nga Bashkimi Evropian (BE).

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja  e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe Alessandro Bianciardi, përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ngjarja pritet të zhvillohet, sot, në ora 10:00, në Prishtinë, menza Ramiz Sadiku.

Ju rekomandojmë