Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare ku janë paraparë të shqyrtohen 19 pika të mbetura nga seancat e kaluara.
Sipas njoftimit, ndër pikat është edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020.
Gjithashtu është paraparë edhe shqyrtimi i Raportit Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020, Raporti vjetor i ndërmarrjes publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021, si shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. /Telegrafi/