Në muajin nëntor, Eric Adams bëri një njoftim që trazoi botën e kriptomonedhës: Sapo të bëhej kryebashkiak i qytetit të New Yorkut, ai do të merrte tre pagat e para në Bitcoin.
Adams e ka zbatuar tani atë premtim, në masën që mundi, raporton thenewyorktimes.
Për shkak se ligjet federale të punës kërkojnë që qyteti t’u paguajë pagat bazë punonjësve të tij, përfshirë Adamsin, në monedhën e emetuar nga qeveria, kryetari i bashkisë ka rregulluar të përdorë Coinbase, një shkëmbim kriptomonedhash, për të kthyer rrogën në Bitcoin dhe Ethereum.
“New Yorku është qendra e botës dhe ne duam që ajo të jetë qendra e kriptomonedhave dhe inovacioneve të tjera financiare”, tha Adams.
“Të jesh në ballë të një inovacioni të tillë do të na ndihmojë të krijojmë vende pune, të përmirësojmë ekonominë tonë dhe të vazhdojmë të jemi një magnet për talentet nga e gjithë bota”, shtoi ai.
Në një farë mase, kryebashkiaku i ri është thjesht duke përdorur një strategji të vjetër politike: duke bërë hapa përpara komunitetit të biznesit.
Fintech është një fushë në rritje në qytetin e New Yorkut dhe kompanitë e bazuara në blockchain përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të sektorit. /Telegrafi/