Reklama

Kosova e 34-ta në raportin e Bankës Botërore, bie për dy vende

Kosova ka zënë vendin e 34-të në raportin e Bankës Botërore “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2022”.

Në raportin e kaluar, vendi ynë ishte në vendin e 32-të, që i bie se ka rënie për dy vende.

Në raport janë matur ligjet dhe rregulloret në tetë fusha që ndikojnë në pjesëmarrjen ekonomike të grave: Lëvizshmëria (kufizimet në lirinë e lëvizjes), Vendi i punës (ligjet që ndikojnë në vendimet e grave për të punuar), Pagesa (ligjet dhe rregulloret që ndikojnë në pagën e grave), Martesa (kufizimet ligjore në lidhje me martesën), Prindërimi (ligjet që ndikojnë në punën e grave pas shtatzënisë), Ndërmarrësia (kufizimet ndaj grave për të filluar dhe menaxhuar biznese), Pasuria (dallimet gjinore në pronë dhe trashëgimi) dhe Pensioni (ligjet që ndikojnë në masën e pensionit të gruas).

Vendi ynë këtë sukses e ka arritur nga 190 shtete dhe ka marrë 91.9 pikë nga 100 të mundshme.

Në këtë raport Kosova ka vlerësim maksimal në gjashtë nga tetë fusha.

Sipas vlerësimit, dy fusha ku nevojiten ende reforma janë: Prindërimi dhe Pensioni, njofton Zyra e Bankës në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

Ju rekomandojmë