Reklama

Kompania “NOKIA” i jep goditjën e radhës Rusisë

Kompania e pajisjeve “Nokia”, do të ndalojë dërgesat në Rusi, për t’iu përmbajtur sanksioneve që perëndimi i ka vënë Kremlinit, pas hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë.

Reuters shkruan se kompania finlandeze njoftoi sot se zhvillimet janë të shumta dhe se situata komplekse e luftës e çoi në vendimin të ndalojë furnizimin me pajisje elektronike për Rusinë.

Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin për ukrainasit.

Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.

/GazetaSinjali/

Ju rekomandojmë