Reklama

Kompania Frutex ndanë 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës

Pronari i Kompanisë Frutex nga Suhareka Shaqir Palushi, ka njoftuar se ka ndarë 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

“Kompania Frutex ndanë 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Palushi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Kompania Frutex nga Suhareka është njëra ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese në Kosovë.

Ajo prodhon pije energjike “Golden Eagle” si dhe lëngjet “Relax”. Cilësia dhe kualiteti i produkteve ka bërë që produktet e saj të jenë të shtrira në mbi 20 vende botërore.

Ju rekomandojmë