Kim Kardashian është një ndër tre personazhet e famshëm që janë paditur nga investitorët në shkëmbimin e kriptomonedhave EthereumMax.
Të pandehurit e tjerë përfshijnë boksierin Floyd Mayweather Jr, basketbollistin Paul Pierce dhe krijuesit e monedhës.
Në akuzat e hedhura ndaj tyre pretendohet se ata kanë bashkëpunuar me EthereumMax për të “promovuar dhe shitur në mënyrë mashtruese” kriptomonedhën.
EthereumMax tha se i kundërshtoi akuzat dhe pret të dalë e vërteta.
Pavarësisht nga emri i tij, EthereumMax nuk ka asnjë lidhje ligjore ose biznesi me kriptomonedhën Ethereum.
‘Humbja e investimeve’
Në akuzat e hedhura pretendohet se EthereumMax operonte një skemë ku mashtrimi në marketing përdoret për të fryrë çmimin e një aseti që më pas u shitet investitorëve me një fitim.
Ankesa e paraqitur në Gjykatën Qendrore të Kalifornisë pretendon se “drejtuesit e kompanisë, duke bashkëpunuar me disa promovues të famshëm” kanë bërë “deklarata të rreme ose mashtruese për investitorët në lidhje me EthereumMax, përmes reklamave në mediat sociale dhe aktiviteteve të tjera promovuese”.
“Në terma të thjeshtë, i gjithë modeli i biznesit i EthereumMax mbështetet në përdorimin e vazhdueshëm të marketingut dhe aktiviteteve promovuese, shpesh nga personazhe të famshëm, për të mashtruar investitorët e mundshëm për t’u besuar mundësive financiare,” pretendon depozitimi i gjykatës.
bbc