Reklama

Jep dorëheqjen nga Facebook, bashkëthemeluesi i kriptomonedhës së kompanisë që nuk doli në treg

David Marcus, një drejtues prej vitesh pranë Facebook i cili ka udhëhequr planet e rrjetit social për krijimin e një kriptomondhe ka dhënë dorëheqjen nga kompania.

Në një postim në Facebook ai tha se do të largohej nga kompania në fund të 2021. Ish ekzekutivi i PayPal ju bashkua Facebook në 2014-ën kur drejtoi operacionet e Messenger për 4 vite përpara se të zhvendosej në divizionin e blockchain të rrjetit social.

Që atëherë ai ka drejtuar planet e Meta për një kriptomonedhë si dhe produktet e tjera të pagesave si Facebook Pay. Dy vitet e fundit ai u përpoq që të sillte në jetë Novi, portofolin e kriptomonedhave të kompanisë.

Një testim i portofolit filloi por që i mungonte mbështetja për Diem, kriptomonedhën që më parë njihet si Libra dhe të cilën Marcus ndihmoi për të bashkëthemeluar. Ai projekti cili sot është i pavarur nga Meta, është shtyrë vazhdimisht për shkak të presionit nga vende të ndryshme të botës.

Ju rekomandojmë