Reklama

Inflacioni arrin 3.7% në Dhjetor

Muajin e kaluar çmimet pësuan një rritje prej gati 4%, duke shënuar një inflacion prej 3.7%.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, rritjen më të madhe të çmimeve e shënoi grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me gati 7%, i ndjekur nga “Transporti” me gati 5%. Edhe grupet e tjera të mallrave në shportën e një familje shënuan rritje. “Argëtim dhe kulturë” u rrit 3,7%, “Komunikimi” 3,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” 2,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 2,6%, “Pije alkoolike dhe duhan” 1,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 1,0% secili, i vetmi grup mallrash në ulje të lehtë të cmimeve është “Mallra dhe shërbime të ndryshme” (-0,5%).

Ndryshimi mujor i çmimeve gjatë dhjetorit oshte 0.8%, I ndikuar kryesisht nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%. Për shkak të festive të fundvitit muaji dhjetor shoqërohet me rritje çmimesh të përkohshme, të ndikuara nga rritja e kërkesës. Por, së fundi shtrenjtimi po vjen për të qëndruar për gjatë, pasi burimi i rritjes gjendet tek lëndët e para dhe po transmetohet në të gjithë zingjirin e prodhimit.

Pavarësisht rritjes mbi mesataren, çmimet në vend janë rritur më pak se në Europë, ku inflacioni ishte 5.3%. në rritje e lartë në euproë paralajmëron rritje në muajt në vijim, për shkak të rritjes së inflacionit të importuar.

Ju rekomandojmë