Growth Tank, konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në Kosovë sot hapi dyert e saj në hapësirat e Klan Arenës, në të cilën po marrin pjesë folës nga kompanitë më prestigjioze amerikane dhe evropiane, si Google, Facebook, Rapid Images e Link Marketing.
Në këtë ngjarje është edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili foli për rëndësinë e veçantë që ka sjellë inteligjenca artificiale në vend.
“Kënaqësia më e madhe kur dëgjojmë që kompanitë tona kanë arrit nivelet botërore dhe japin shërbime të ndryshme nga nivele të ndryshme në botë. Njëra ofron mundësi që të rinjë tanë të jenë të punësuar këtu dhe me kriju hapësira ku mund të shfrytëzojmë me kreativitet që t’i ndihmojmë njëri – tjetrit që të ngrisim vetëbesimin.
Pra prej fundit me dal në fillim. Gjithë këta njerëz këtu në Prishtinë, Kosovë nuk kam dyshim që kanë potencial madhor me dal me produkte që e ngrisin Prishtinën, Kosovën dhe rajonin prej një pike që shihet jo aq e ngritur, deri në një pikë ku mund te jemi lider. Growzilla dhe Growth Tank kam pa që janë njerëz inteligjentë. Si kryeqytet jemi duke punuar shumë në këtë aspekt dhe në disa ikona të kryeqytetit si Pallati i Rinisë…me ndërlidh teknologjinë me sport, e kulturë. Po ashtu tutorja një ikonë tjerër, edhe aty do e kemi brenda 10 dite me shpall fituese për me transformu në Art Tech”, ka thënë Rama.
Rama tha se: “ kjo nuk është vetëm një konferencë ku dikush flet e ju vetëm dëgjoni, por këtu është një numër i madh i workshop-it”.
Ndërkaq, sot do të shohim ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas të cilët do të eksplorojnë tema të tilla si “Krijimi në botën e Inteligjencës Artificiale”, “Planifikimi i sezonës festive në marketing”, “Impakti i Inteligjencës Artificiale në platformën Meta”./Telegrafi