Të dish se si të ndryshosh karrierën është diҫka shumë e vlefshme.
Tani, ne ndodhemi në një pikë kthese historike, ku shumë më tepër njerëz po rivlerësojnë mënyrën se si duan të punojnë dhe çfarë ndryshimesh mund të realizojnë në karrierën e tyre. Ky trend mund t’ju shërbejë.
Gjithnjë e më shumë njerëz po lënë punën e tyre dhe po kërkojnë mundësi të tjera. Megjithatë, ka më shumë vende pune dhe mundësi për të krijuar punë në dispozicion të atyre që duan të bëjnë një tranzicion në karrierën e tyre.
Si të ndryshoni karrierën dhe të filloni tranzicionin drejt një punë të re dhe më të mirë
Përdorni platforma dhe aplikacione të tilla si Indeed, Big Interview dhe LinkedIn për të mësuar më tepër rreth certifikimeve të ndryshme, në mënyrë që të përmirësoheni për ato punë dhe role që mund të arrihen bazuar te përvoja dhe ekspertiza juaj.
Bëni një kërkim për tregun e punës përpara se të merrni vendimin për të filluar tranzicionin e karrierës suaj.
Konsiderojeni punën tuaj pasuniversitare në tre faza: mosha 25-35 vjeҫ është ndërtimi i karrierës suaj për ekspertizën dhe reputacionin; mosha 35-45 vjeҫ përkon me kapacitetin dhe autoritetin që fitoni; ndërsa mbi 45 vjeҫ është faza e kërkimit për kuptim dhe qëllim në punën që bëni.
Megjithatë, këto rregulla kanë ndryshuar, pasi shumë më tepër njerëz duan fleksibilitet dhe autonomi për të përshtatur punën në jetën e tyre.
Kuptimi, qëllimi dhe mirëqenia tani janë më të kërkuara në të gjitha grupmoshat. Ju mund të negocioni kushtet e punës dhe të punoni sot më shumë se kurrë më parë, për t’iu përshtatur nevojave tuaja.
Ja disa hapa për të ndryshuar karrierën tuaj.
1. Jini fleksibël.
Ndërtoni përvojën tuaj bazuar tek ajo që dini, por zgjeroni zonën tuaj të komfortit për sa i përket rajonit, fushës ose industrisë. E njëjta gjë vlen edhe për ekspertizën që e përdorni për ta aplikuar në aktivitete të reja në të ardhmen.
2. Rendisni kriteret se si dëshironi të punoni.
Konsideroni se cila lloj pune ju përshtatet më së miri:
• Më shumë apo më pak sisteme dhe protokolle
• Projekte afatgjata apo afatshkurtra
• Hierarki apo punë në ekip
• Ndarje në departamente të mëdha apo në grupe të vogla
• Më shumë autonomi dhe fleksibilitet për sa i përket orarit dhe sasisë së kohës që kërkohet për përfundimin e detyrës
3. Përdorni mentalitetin e sipërmarrësit.
Ose gjeni një punë që ju përshtatet, ose krijojeni vetë atë!
Konsideroni që të punoni në një organizatë të madhe ose kompani lider në një industri të caktuar, mësoni praktikat dhe krijoni kontakte me njerëzit. Pastaj, gjeni një hapësirë të veҫantë se si ju po i shërbeni kompanisë ose industrisë.
Shumë sipërmarrës hapin bizneset e tyre të para duke marrë kontrata fillestare nga ish-punëdhënësit e tyre.
Duke përdour platformat globale si Amazon, YouTube dhe Ali Baba, çdokush mund të fillojë një biznes në internet me shumë pak ose aspak investime kapitale.
4. Mësoni si të bashkëpunoni me të tjerët.
Mësoni të konkurroni për të bashkëpunuar, në mënyrë që të jeni një anëtar i vlefshëm i ekipit. Në këtë mënyrë, njerëz të tjerë mund t’ju bëjnë pjesë të organizatave dhe ekipeve të tyre. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e kërkimit për një punë të re.
Konsideroni këto pyetje:
• Si të mësoni të ndani suksesin me të tjerët?
• Si të mësoni të ndani vlerësimet me anëtarët e tjerë të ekipit?
• Si të ndihmoni më mirë kolegët tuaj?
Jini të përgatitur për të ndarë përvojat tuaja që ilustrojnë këto pika të forta.
5. Përmirësoni aftësitë tuaja komunikuese.
A mund t’u përgjigjeni sinqerisht këtyre pyetjeve?
• Sa të mira janë aftësitë tuaja të të dëgjuarit?
• A mund ta mbroni siҫ duhet veten tuaj?
• A mund të jepni dhe të merrni sinjale dhe të “lexoni” njerëzit dhe ngjarjet e ndryshme që ndodhin?
• A mund të kritikoni dhe t’i merrni kritikat në një mënyrë pozitive dhe konstruktive?
• A e dini se kur duhet të bëni pyetje?
• Nëse nuk e dini se çfarë duhet të bëni, a dini se si duhet të kërkoni ndihmë?
Mënyra se si paraqiteni, si interpretoni ose ndoshta si keqinterpretoni atë që po ndodh do të jetë thelbësore për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë me ju./Yourtango