Grupi më i madh i hakerëve Anonymous i ka shpallur luftë qeverisë ruse, në mes të një sulmi rus ndaj Ukrainës që po vazhdon për të dytën ditë.
“Anonymous është zyrtarisht në një luftë kibernetike kundër qeverisë ruse”, shkruan ata në Twitter.
Aktivistët e hakerëve të mbledhur në kolektivin “The Anonymous” nuk kanë udhëheqje dhe as nuk dihet se cilët janë anëtarët.
Motoja e tyre është “Ne jemi turma”, që do të thotë se ata janë një numër i madh individësh. Duke qenë se nuk ka strukturë drejtuese, çdokush mund të pretendojë se është anëtar i tyre. Do të thotë gjithashtu se anëtarët e tyre mund të kenë qëllime të ndryshme sepse nuk kanë axhendë.
Anonymous hakoi dhe rrëzoi faqen e televizionit shtetëror të Putinit, Russia Today. Faqet e RT ishin përkohësisht të padisponueshme. /Telegrafi/