Gjatë viteve të kaluara, Google ka blerë disa startup që fokus kishin harduerët e audiove, sipas një raporti të fundit nga “Protocol“.
Fakti që Google vlerësohet të ketë shpenzuar dhjetëra miliona për startup-et dhe portofolet e patentave të kompanive që punojnë në pajisje audio, audio 3D, anulimin e zhurmës dhe teknologjinë Bluetooth, mund të lë të kuptohet se po planifikon të zgjerojë linjën e saj të produkteve audio.
Google nuk është i huaj për botën e produkteve audio. Ka shitur modele të shumta dhe gjenerata të kufjeve me valë dhe e markon altoparlantin e tij inteligjent Nest Audio si “i gjithi me fokus për zërin”. Por për momentin, nuk ka të njëjtën gamë ofertash si konkurrentët Apple ose Bose – blerjet mund të ndihmojnë në vendosjen e Google në një pozicion më të mirë për të krijuar produkte si kufje në vesh ose kufje me më shumë funksione.
Google duket se po kërkon çipa audio të personalizuar
Disa nga punësimet dhe listat e vendeve të punës për të cilat flet raporti tregojnë drejt idesë se Google mund të ndërtojë gjithashtu cipa të personalizuar për produktet audio. Kjo qasje mund të ketë kuptim. Kufjet e Apple përdorin një çip të personalizuar dhe Google ka një histori të krijimit të pajisjeve të specializuara, duke projektuar çipat e veta për gjëra të tilla si siguria dhe përpunimi i fotografive.