Reklama

Gjermania vendosi të rrisë shpenzimet ushtarake. Kompanitë “në rresht” për të përfituar

Premtimi i Gjermanisë për të rritur masivisht shpenzimet ushtarake pas viteve të kufizimit që ka lënë pjesë të konsiderueshme të forcave të saj të armatosura me pajisje të vjetruara, do të nxisë industrinë e mbrojtjes të Evropës dhe do të rrisë çmimet e aksioneve.

Ekonomia më e madhe e Evropës këtë vit do të injektojë 100 miliardë euro në një fond special për modernizimin e ushtrisë, tha të dielën kancelari Olaf Scholz në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit. Që tani e tutje, Gjermania do të arrijë një objektiv të NATO-s për të ndarë të paktën 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, u tha ai ligjvënësve në Berlin, një qëllim që vendi ka dështuar vazhdimisht ta përmbushë.

Lëvizja shkaktoi fitime deri në 89% për prodhuesin e sensorëve dhe radarëve Hensoldt AG në fillimin e tregtimit në Frankfurt, ndërsa Rheinmetall AG, një prodhues i tankeve dhe transportuesve të personelit, u rrit me 49% duke shënuar rekord. Prodhuesi francez i avionëve luftarakë Dassault Aviation SA u hodh me 11% ndërsa ofruesi i shërbimit Thales SA fitoi 16%.

Aksionet e mbrojtjes tashmë ishin rritur më lart javën e kaluar pas përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, duke shkaktuar shqetësim për ofensivën e Rusisë që mund të zgjerohet në vende të tjera.

Rheinmetall ka ofruar i ka ofruar qeverisë gjermane dërgimin e një pakete pajisjesh ushtarake që përfshin municion, helikopterë dhe tanke me një vlerë prej rreth 42 miliardë euro, tha shefi ekzekutiv Armin Papperger për Handelsblatt në një intervistë të botuar të hënën. Kompania po rrit gjithashtu prodhimin e municioneve tankiste në 240,000 njësi në vit nga rreth 40,000.

Kompanitë e mbrojtjes do të përfitojnë gjithashtu nga një ndryshim i mundshëm në rregullat e eksportit të Gjermanisë. Të shtunën, Gjermania u bashkua me kombet e tjera për të rënë dakord për të dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, duke shkelur një rregull tradicional për të mos vënë në dispozicion armët gjermane në zonat e konfliktit.

/Business Magazine Albania/

Ju rekomandojmë