Në të ardhmen, në vend të 25 mijë punëtorëve sa lejohen tani me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor, numri do të dyfishohet në 50 mijë punëtorë pa kualifikime të cilët brenda një viti mund të vijnë në Gjermani.

Berlini zyrtar po përpiqet të reformojë ligjet e tanishme, me qëllim që të “përballet me mungesën dramatike të fuqisë punëtore në degë të shumta”.

Ndryshimet përfshijnë edhe të ashtuquajturën “Karta e shansit”.Gjatë kësaj kohe të ardhurit do të kishin të drejtën të bëjnë ndonjë punë tjetër me një orar të përgjysmuar pune, në ndonjë vend pune jashtë profesionit të tyre për të siguruar jetesën.

Lexo edhe: Gjermani: Kush e ka rrogën më të lartë se kancelari?

Mediat gjermane thonë se  “Karta e shansit” do të jepet sipas sistemit të ri të pikëve për këdo që mbledh të paktën gjashtë pikë. Katër pikë jepen për kualifikimet profesionale, tre pikë për njohjen e mirë të gjuhës gjermane ose për të paktën tre vjet përvojë pune, dy pikë nëse personi është më i ri se 35 vjeç dhe një pikë nëse personi ka jetuar më parë ligjërisht në Gjermani, në një kohëzgjatje prej të paktën gjashtë muaj.

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur gjatë vitit 2022 se ky vend ka nevojë çdo vit për rreth 400.000 punëtorë të kualifikuar nga vende të tjera, në veçanti në ekonomi, shëndetësi dhe profesione të tjera dhe Ballkani Perëndimor shihet si një rezervuar i lakmueshëm i fuqisë punëtore./ Deutsche Welle