Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk tha se shërbimi i internetit satelitor Starlink i kompanisë së tij ‘SpaceX’, tani është “aktiv” në Ukrainë.
Miliarderi i teknologjisë e postoi njoftimin në ‘Twitter’ në përgjigje të ministrit të transformimit dixhital të Ukrainës duke thënë se ndërkohë që Musk po përpiqet ta “kolonizojë Marsin”, Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën.
Ministri i bëri thirrje Musk që t’i sigurojë vendit të tij stacione Starlink. Në përgjigjen e tij të shtunën, Musk deklaroi: “Shërbimi Starlink tani është aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale gjatë rrugës.”
Starlink është një sistem interneti i bazuar në satelit që ‘SpaceX’ e ka ndërtuar prej vitesh për të sjellë qasje në internet në zonat e pashërbyera të botës. Ajo e tregton veten si “të përshtatshme në mënyrë ideale” për zonat ku shërbimi i internetit nuk është i besueshëm ose i padisponueshëm./Sky News