Çmimi i nafta ka rënë ndjeshëm në tregtinë e fundit të javës prej frikës së variantit të ri të Covid-19 që alarmoi investitorët, duke shtuar shqetësimet e sufiçiti botëror mund të fryhet në tremujorin e parë, pas nxjerrjes së rezervave strategjike nga SHBA dhe vendet e tjera. Çmimi i naftës ra paralelisht me tregjet e tjera financiare, prej shqetësimeve se varianti i ri i Covid mund të ngadalësojë rritjen ekonomike dhe kufizojë lëvizjen përsëri. Nafta Brent e Londrës ra me 3.8% në 790.06 dollarë për fuçi, në tregtinë e 3-të radhazi në humbje.
Nafta bruto amerikane (WTI) ra me 4.4% në 74.95 dollarë për fuçi. Në fokus qëndron gjithashtu reagimi i Kinës ndaj lajmërimit të administratës së Biden për të nxjerrë në treg miliona fuçi nafte nga rezervat strategjike, në koordinim me konsumatorë të tjerë gjigantë, për të zbutur çmimet. Kjo lëvizje pritet të fryjë furnizimet në muajt e ardhshëm, sipas burimeve të OPEC.
Analistët presin një sufiçit prej 400,000 fuçi në ditë gjatë Dhjetorit, që do zgjerohet në 2.3 milionë fuçi në ditë gjatë Janarit dhe 3.7 milionë në Shkurt, nëse vendet konsumatore vazhdojnë me nxjerrjen e rezervave të naftës. Projeksionet për rritjen e sufiçitit zbeh perspektivën e takimit të OPEC më 2 Dhjetor, ku do vendosin nëse do rrisin prodhimin me 400,000 fuçi në ditë gjatë Janarit. Megjithatë, totali i naftës nga rezervat strategjike mund të arrijë në 70-80 milionë fuçi, që është shifër më e vogël se sa prisnin tregjet.
Klevis Llaha / SCAN