Shqipëria ka njohur një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve të tregtare me Kosovën gjatë vitit 2021. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë gjatë vitit 2021 mallra në vlerë 37.7 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2020, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë 11.4 miliardë lekë mallra më shumë, raporton SCAN.
E njëjta tendencë rritëse konstatohet edhe me importet. Gjatë vitit 2021, Shqipëria ka importuar nga Kosova mallra në vlerë 15.4 miliardë lekë, duke njohur rritje me 7.1 miliardë lekë më shumë se në vitin 2020.
Grupmallrat që udhëhoqën rritjen më së shumti janë ‘minerale, lëndë djegëse e energji elektrike’ dhe ‘materiale ndërtimi dhe metale’.
SCAN