Reklama

Çfarë është më e rëndësishme se paga në një punë?

Kërkimi i një pune do të thotë kompromis. Ndoshta nuk do të gjeni pozicionin e përsosur me pagën e përsosur në vendin e përsosur. Por ju duhet të shikoni se çfarë përfitimesh të tjera merrni nga kjo punë e t’i vini në një balancë.

Megjithëse shumica prej nesh e shikojnë rrogën si gjënë kryesore, përfitimet e tjera janë shumë më të rëndësishme. Psh është më e vlefshme një punë që iu siguron kontrollet te doktori te doktori falas se një punë me rrogë më të mirë por që nuk iu siguron asgjë tjetër.

Përfitimet janë një tregues për kënaqësinë në punë. Nëse keni disa përfitime në punë do të jeni më të lumtur se sap o të keni thjesht një rrogë më të lartë.

Përfitimet e përfitimeve

Buka dhe gjalpi i një pakete të mirë përfitimesh është sigurisht sigurimi shëndetësor, pasi për një problem të rëndë shëndetësor nuk do t’ju mjaftonte as një pagë më gjashtë shifra për të paguar faturat mjekësore.

Përgatitja për diçka nuk do të thotë se ajo duhet të ndodhë patjetër. Ndoshta dhe ju ndodh të mos sëmureni kurrë por se të jeni të siguruar është diçka plus.

Gjithashtu në momentin që kompania ofron paketa të mira sigurimi tregon se kujdeset për punonjësit e saj dhe kjo tregon se punoni në një kompani dinjitoze.

Hulumtimet kanë treguar se angazhimi kënaqësia në punë rriten në bazë të nivelit të përfitimeve.

Sipas një raporti të forcës së punës 68 % e punëtorëve që janë të kënaqur me paketat e tyre janë gjithashtu të kënaqur me punën e tyre, krahasuar vetëm më 5 % të cilët janë të kënaqur me punën e tyre por nuk janë të kënaqur me paketat e përfitimeve.

Përveç sigurimit shëndetësor duhet të keni parasysh këto 3 përfitime të tjera kur kërkoni për punë.

Shërbimet dentare dhe të syve
Vizitat 1 apo 2 herë në vit te dentisti apo okulisti mund të jenë të kushtueshme për ju dhe familjen tuaj, për më tepër nëse keni probleme. Një paketë e mirë përfitimesh duhet ta përmbajë patjetër sigurimin dentar dhe vizual.

Program mirëqenieje
Një punëdhënës i mirë do t’ju ofronte stimuj për të qëndruar të shëndetshëm siç është anëtarësimi në një palestër me gjysmë çmimi si pasojë e marrëveshjes së kompanisë ku ju punoni dhe palestrës, apo programe të tjera për të qëndruar të shëndetshëm sipas nevojës.

Ditët e pushimit
Koha e pushimit është një domosdoshmëri e domosdoshme. Për të mos folur pastaj për lejen e lindjes së pagueshme të cilat janë të detyrueshme. Përfitime të tjera si fleksibiliteti në punë apo puna nga shtëpia janë përparësi.

SCAN

Ju rekomandojmë