Çmimi i Bitcoin-it, kriptovalutës më të vlefshme, ka rënë nën 35,000 dollarë, pasi u njoftua për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Vlera në këto momente është 34,969 dollarë, 8% më pak se dje në të njëjtën kohë.
Bitcoin ka rënë nën 40,000 dollarë fundjavën që lamë pas dhe po vazhdon të bie përderisa kriza në Ukrainë po intensifikohet. /Gazeta Express