Reklama

Banka Botërore dhe Fondi Monetar do të ofrojnë tre miliardë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën.

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se janë të shqetësuar për përhapjen e mundshme të efekteve të pushtimit rus.

Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e rritjes së mëtejshme të inflacionit botëror.

Banka Botërore u zotua se do të ndajë 3 miliardë dollarë për Ukrainën në muajt e ardhshëm, përfshirë së paku 350 milionë dollarë në javën e ardhshme.

FMN-ja tha se do të shqyrtojë me shpejtësi kërkesën e Ukrainës për financim emergjent. Gjithashtu u tha se shpreson të ndajë 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerojë aleancën e saj ushtarake drejt lindjes.

Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga ky vend. /REL/

/Telegrafi/

Ju rekomandojmë