Reklama

Azemi nuk pajtohet që paga minimale të jetë 300 euro

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, deklaroi se vlera e një punëtori në ditët e sotme nuk është më 170 euro, e sipas tij, kjo ka ndryshuar, derisa tha se nëse kryeministri Albin Kurti propozon që paga minimale të jetë deri në 300 euro, “punëtorëve nuk iu nevojitet ajo shumë”.

“Vlera e një punëtori nuk është më 170 euro, ajo ka ndryshuar fatbardhësisht. Paga në sektorin privat të Kosovës nën 300 euro, me përjashtim të disa kompanive që kryejnë punë ndaj shtetit. Ne jemi punëtorë që çdo ditë prodhojmë produkte që i nevojiten popullsisë. Ne i vendosim propozimet tona, nëse si partner merremi vesh, është shkëlqyeshëm, por nëse jo, unë i propozoj kryeministrit se nëse duan ta bëjnë pagën minimale 250 deri në 300 euro, neve nuk na nevojitet ajo”, deklaroi Azemi.

Sipas kryesindikalistit të sektorit privat, barra e rritjes së pagës i bie kryeministrit Albin Kurti, derisa përmendi se një pagë prej 460 eurosh do të ishte e mjaftueshme për të mbijetuar.

“E çmojmë lëvizjen që po bëhet për pagat… Sipas një llogaritje që e kemi bërë, gjërat që duhen për të mbijetuar janë 460 euro”./koha.net/

Ju rekomandojmë