Ari u hodh deri në 2% më lart të enjten pasi forcat ruse sulmuan Ukrainën me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Në orën 8:20 të mëngjesit në Londër, ari po tregtohej me 1,942,10 dollarë për ons, me një rritje prej 1,88% një ditë më parë dhe më e larta që nga fundi i vitit 2020, ndërsa investitorët grumbulloheshin në asetet e sigurta dhe tregjet e aksioneve globalisht bien në të kuqe.
Çmimet e naftës dhe të produkteve të buta janë dukshëm më të larta. Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tejkaloi 100 dollarët për herë të parë që nga viti 2014.
Kontratat e së ardhmes së arit në SHBA u rritën me 1,85% në 1,945,80 dollarë për ons.
Çmimi i arit është rritur me rreth 8% në shkurt deri tani, në kurs për fitimin e tij më të madh mujor që nga korriku 2020. Rendimentet e obligacioneve amerikane, të cilat lëvizin në mënyrë të kundërt ndaj çmimeve, ranë pasi investitorët derdhën para në thesare, të konsideruara gjithashtu si aktive të sigurta. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.