Reklama

Anëtarët e Komitetit Tatimor dhe Ceshtjeve Ligjore diskutuan projektin e ATK për “Formalizimin e Punëtorëve”

Ne takimin e Komitetit Tatimor dhe atij per Ceshtje Ligjore me përfaqësuesit e Administratës Tatimore të Kosovës, Sami Salihu, drejtor i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbimin e Tatimpaguesve, hapi takimin duke treguar per projektin e ri te Administrates Tatimore te Kosoves, projekt ky i cili si qellim ka mbeshtetjen e punetoreve ne te drejtat e tyre ne punen te cilen e bejne.

Tutje, projekti ka si qellim edhe identifikimin e mospermbushesve te detyrimeve tatimore.

Zoti Salihu adresoi disa nga te gjeturat e ATK-se sa i perket mospermbushjes se detyrimeve dhe arsyet qe cojne deri aty, duke permendur punesimin joformal, deklarimin e ulet te pagave pavaresisht numrit te punesuarve, mospagimin e kontributeve pensionale, mos deklarimin e sakte te punetoreve, pagesen e pagave me para ne dore si dhe mos deklarimin e tatimit ne burim.

Zoti Salihu, nuk anashkaloi pa permendur dhe zbatimin e bute te ligjit si dhe bazen ligjore joadekuate.

Takimi vazhdoi duke folur per casjen e projektit me fokus ne takime me palet e interesit, informimin rreth benefiteve, vetedijsimin rreth rreziqeve, ndryshimin e bazes ligjore, ndryshimet ne sistemin e teknologjise informative, bashkrendimin e aktiviteteve me institucionet perkatese si dhe rritja e intensitetit te aktiviteteve ne teren.

ATK e permbylil prezantimin duke dhene mesazhin qe si institucion jane te gatshem te ndihmojne ne cdo hap si dhe therret anetaret qe te mos ngurrojne te kerkojne keshilla, ndihma ose udherrefim se si te deklarohen pagesat.

Agron Hamiti, drejtor i Departamentit për Menaxhimin dhe Planifikimin e Riskut, shtoi duke thene se interesi eshte i perbashket, si i sektorit privat ashtu edhe i Administrates Tatimore te Kosoves.

Ne vazhde te takimit, anetaret e Komiteteve dhane komentet e tyre lidhur me projektin, si dhe punen e ATK-se ne pergjithesi. /Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë/

Ju rekomandojmë