Reklama

Analiza e tregut të arrës në Kosovë!

Analiza e tregut të arrës është realizuar duke patur parasysh rëndësinë ekonomike të kulturës së arrës dhe duke u nisur nga fakti se kjo kulturë ka një zinxhir të gjerë të përpunimit, i cili përfshinë këtu klasifikimin, tharjen, paketimin, përpunimin e vajit, përpunimin e gjalpit etj.

Kultivimi i arrës kontribuon dukshëm në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik në zonat rurale por edhe më gjerë.

Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore ka përgatitur këtë analizë me qëllim të ofrimit të informatave konkrete për tregun e arrës në Kosovë, si të dhënat për sipërfaqen e arrës, prodhimtarinë vendore, çmimet vendore, statistika të importit, madhësinë e tregut si dhe mbështetjen e kulturës së arrës.

Vegëza për shkarkim:
https://www.mbpzhr-ks.net/…/ANALIZA_E_TREGUT_TE_ARRES.pdf

Ju rekomandojmë