Reklama

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen 272 pajisje për prodhim të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka konfiskuar 272 pajisje për minim të kriptovalutave në fshatin Trebicë të Leposaviqit raporton Gazeta Express.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se nga ky aksion është arrestuar një person.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave.  Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.  Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Ju rekomandojmë