Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se është e vështirë për të përcaktuar nëse varianti i ri Omicron i koronavirusit do të shkaktojë sëmundje më të ashpër dhe shtoi se informacioni paraprak nga Afrika e Jugut tregon se virusi nuk sjell simptoma të pazakonta. Fauci tha gjatë një mbledhje virutale të task forcës së Covid tek Shtëpia e Bardhë se në lidhje me transmetueshmërinë, të dhënat sugjerojnë se është më e lartë se variantet e mërpashme.
Në lidhje me transmetueshmërinë, ndërsa shihet tek konfigurimi molekular i këtyre varianteve, sugjerohet se ka një rritje të transmetueshmërisë krahasuar me variantin origjinal. Por është e vështirë të përcaktohet krahasimi mes trasnmetueshmërisë së këtij varianti dhe atij Delta. Mund të thuhet se është më i lartë, por nuk e dijmë deri sa të shohim dinamikën se si zhvillohet.
Shefja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Ëalensky, tha gjatë të njejtës mbledhje se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë në mënyrë aktive variantin dhe se Delta vazhdon të qëndrojë mbizotëruesi në SHBA. Ajo shtoi se SHBA po përpiqen të shtojnë testimet tek pasagjerët ajrorë, përfshirë testimet përpara nisjes, afër orës së fluturimit dhe gjtiahshtu pas mbërritjes.
Po monitorojmë në mënyrë aktive Omicron këtu në Shtetet e Bashkuara. Deri më tani nuk ka prova të Omicron, varianti Detla qëndron ai mbizotërues. Ashtu si ç’kemi bërë përgajtë pandemisë, agjencia po vlerëson se si të bëjë udhëtimin ndërkombëtarë sa më të sigurtë, përfshirë testime përpara nisjes, afër orës së fluturimit dhe testime të tjera shtesë pas mbërritjes, si dhe vetë-karantinim.
Zbulimi i një varianti të ri që mund të jetë më i transmetueshëm se mutacionet e tjera të virusit ka sjellë kufizime të reja në udhëtime, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, ç’ka ka trazuar dhe tregjet financiarë.
Klevis Llaha / SCAN